Disa grekë erdhen për ti dhënë lamtumirën e fundit Konstandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Ai kishte qëlluar mbi policinë shqiptare dhe u vra në përplasje të armatosur, por kjo nuk i ndaloi grekët ta trajtojnë si hero. Ngritën flamujt të mëdhenj grekë në tokë shqiptare, thirrën se “Vorio Epiri është Greqi” por asnjë shqiptar nuk ra pre e këtyre provokimeve. Policia e vëzhgoi funeralin-protestë në distancë pa ndërhyrë në asnjë moment. Së fundmi teksa largoheshin nga Bularati, provokatorët grekë kanë ndaluar në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë duke mbajtur rrugën për disa minuta të bllokuar e mandej i janë drejtuar doganës së Kakavijës.