Javën që lamë pas çifti i njohur i showbizit botëror Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes së tyre 4 vjeçare.
Sipas mediave ata jetonin ende bashkë për shkak të vajzës së tyre 2-vjeçare Lea si dhe për të ndarë në mënyrë miqësore kujdestarinë e saj.
Pas ndarjes mes tyre modelja me famë botërore, Shyak ka vendosur të kalojë disa ditë pushimesh në Islandë.
Ajo ka publikuar disa foto në rrjete sociale ku duket mjaft në formë e shoqëruar nga miqtë e saj.
Ndërkohë as ajo dhe as aktori Bradley Cooper nuk janë shprehur ende publikisht për këtë vendim që kanë marrë./Opinion.al/