Fergie ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të divorcit të saj me bashkëshortin pas 8 vitesh lidhje. Por duket se pikërisht pas ndarjes së tij ajo i është përkushtuar edhe më tepër karrierës së saj, jo vetëm muzikës, por edhe modelingut.
Këngëtarja Fergie u shfaq fillimisht lakuriq dhe më pas me korseta të ndryshme dhe maska në albumin e fundit për “Double Dutchess”.
Sa i takon ndarjes me Josh, Fergie thotë se ata vazhdojnë të jenë miq të mirë të njëri-tjetrit dhe prindër të kujdesshëm të Axl dhe se e vetmja gjë që ka ndryshuar mes tyre është se nuk kanë më romancë në mes. /Opinion.al