Fituesi i edicionit të 70-të të Sanremos u shpall këngëtari Diodato me këngën “Fai Rumore”.
Pas 5 netësh spektakël në skenën e “Ariston” festivali i njohur i muzikës italiane uli siparin duke i dhënë trofeun Diodatos, i cili do të jetë përfaqësuesi i Italisë në “Eurovision”.
Në natën e tretë të këtij festivali bashkëprezantuse me moderatorin Amadeus ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave italiane duke u cilësuar si ‘uragani’ i “Sanremos” për shkak të shkathtësisë së saj në prezantim.
Alketa gjithashtu realizoi një monolog për eksodin e shqiptarëve dhe këndoi me artistin e njohur italian Bobby Solo këngën “Una lacrima sul viso”./Opinion.al/