Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e protestës së njoftuar nga ish-kryeministri Sali Berisha policia duket se ka marrë masa dhe ka blinduar selinë e PD.
Janë 12 automjete policie që janë vendosur në krah të parlamentit, në pjesën e njohur si zona e Akademisë.
Po ashtu, sikurse shfaqet në pamje janë 3 autobote me ujë dhe një autoblindë i Forcave Speciale, RENEA, në gatishmëri për çdo situate të mundshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së PD-së sot në orën 12:00.