Ndonëse ajo njihet si “zonja e hekurt” e politikës shqiptare, Jozefina Topalli ka mjaft simpatizantë në radhët e të rinjve.
Deputetja është pritur nga një grup adoleshentësh para se të hynte në sallën e Kuvendit, të cilët i kanë kërkuar të bëjnë foto.
Gjatë mbërritjes së deputetëve ra në sy dhe Majlinda Bregu, e cila gjithmonë tregon kujdes për pamjen e jashtme të saj.
Ndërsa, Pandeli Majko mbetet një nga politikanët më të dashur nga të dy kahët e politikës, dhe kjo buzëqeshje e tij tregon një pjesë të pyetjes “pse”./Panorama