Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, mbrëmjen e së mërkurës, është përfshirë në një aksident. Ai po udhëtonte me makinën e tij për të marrë pjesë në një emision televiziv në “News24”.
Ndonëse pa pasoja për jetën, Tare u detyrua të qëndrojë në rrugë, në pritje të policisë për më shumë se 30 minuta. Siç shihet edhe nga fotot, mjeti i tij është dëmtuar në krahun e shoferit.
Duket se dita e sotme ka shkuar ters për Taren, pasi më herët i’u desh të shkonte në ambulancë për t’u mjekuar, pasi kishte përplasur kokën me shkallët e zyrës.