Aktualitet

FOTO/ Nuk fitoi betejën me COVID-19, humb jetën efektivi i policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 26/02/21 |
Semiljana Azizi

Ditën e sotme ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 një efektiv policie.

Bëhet me dije se nuk ka mundur që ta fitojë betejën me virusin efektivi i policisë  Fatmir Belba, 58 vjeç, i cili shërbente në Kavajë.

Mësohet se 58-vjeçari kishte mbi 20 ditë i infektuar me koronavirus.

Kujtojmë që ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë raportoi rekord viktimash nga COVID-19, ku 21 persona e kishin humbur betejën me koronavirusin./Opinion.al

Pas