Ky është momenti kur Flamur Noka vrapon drejt sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe i ka hedhur miell.
Deputeti Noka po qëndronte përpara derës së Kuvendit, ku gardistët janë vendosur gardh dhe nuk i lejojnë të hyjnë brenda, dhe në momentin që ka parë Gjonçaj duke qëndruar në oborr vrapoi drej tij duke i hedhur miellin në kokë.
Pas Noka kreu aktin ndaj tij, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit duartrokiti.
“Bravo, teatër fantastik”, i drejtohet Genc Gjonçaj deputetit demokrat.
Ndërsa ky i fundit i thotë: “Ti je narkoregjim”.