Teksa pritet të nisë seanca plenare vijojnë tensionet përpara parlamentit.
Deputetët e përjashtuar të opozitës tentuan të futen në Kuvend.
Flamur Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, që sipas tij tregon se ky është narkoshteti.
Më herët ai hodhi miell në drejtim të punonjësve të Gardës.