Në Cupertino të Kalifornisë janë duke u ndërtuar zyrat e reja të Apple, të cilat do të jenë në formën e një anije kozmike. Ndërtesa do të jetë për 13 mijë punonjës dhe rreth saj do të jenë 7 mijë pemë.
Ky do të jetë kampusi 2 ku do të ndodhen zyrat qendrore të Apple që do të komandojnë markën në të gjithë botën. Kjo ndërtesë ka kushtuar 5 bilion dollarë.