Akreoma Saliu është emri më i ri në botën e kërcimit në Shqipëri. Megjithse ajo e ka nisur kërcimin që në moshë 5-vjeçare dhe duket se e ka pasion tepër të madh për të, ajo është bërë pjesë e Teatrit Kombetar dhe Teatrit Eksperimental në disa vepra të rëndësishme. Balerina simpatike po ashtu ka qenë pjesë e disa evenimenteve ndërkombëtare në Itali dhe Gjermani.
“Rolin me të rëndësishem në këto 4 vitet e fundit të karrierës time e luan koreografi Gjergj Prevazi, ka ndikuar rrënjësisht në formimin tim profesional .
Kam marre pjese në 2 projekte që janë mbajtur në Teatrin Kombetar dhe Eksperimental “Equus ” dhe ” e verteta e Marias” me regjisoret Dino Mustafic dhe Besfort Idrizi, e kam pasion, nuk do ndalem, synoj tregun nderkometare”, është shprehur Balerina. /opinion.al