Vetëm një ditë pas hapjes për këmbësorët, sheshi “Skënderbej” ka pasur edhe një vizitor special.
Ambasadori amerikan bashkë me djalin e tij kanë shëtitur në të gjithë hapësirën e sheshit. Diplomati amerikan u ndal tek maketi ku është prezantuar projekti i sheshit “Skëndërbej”, e më pas vizitoi pjesët e ndryshme të këtij sheshi, si lulishtet, shatërvanët, parkimi nëntokësor.