Ditën e sotme në 10:00, 34 mijë maturantë kanë filluar provimin e Maturës Shtetërore në lëndën e matematikës.
Siç edhe ka ndodhur me testin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, edhe sot 1 orë pas fillimit të provimit, teza është publikuar në rrjete sociale.
Kujtojmë se testi i maturës, ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në orën 12:30.
Pas përfudimit të provimit shumë maturant janë shprehur të shqetësuar dhe kanë konstatuar se teza ishte shumë e vështirë bazur edhe në kushtet në të cilat u mbyll ky vit shkollor./Opinion.al