Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle po vijojnë turin e tyre 10 ditor në Afrikën e Jugut. Por këtë herë të gjithë vëmendjen e ka marrë i vogli, Archie, i cili ndodhej në një aktivitet së bashku me prindërit e tij.
Kjo është dalja e parë publike në një event, e të voglit dhe ku pamja e tij ishte tërësisht e qartë në fotot e publikuara në faqen e Princit dhe Dukeshës në Instagram.
Mediat e huaja kanë shkruar për të voglin vetëm 4-muajsh se është një kopje e babait të tij, Princ Harryt, në moshën e tij.
Archie ka qëndruar tërë kohës në krahët e së ëmës dhe padyshim e gjithë vëmendja ishte tek ai. Princ Harry, dukesha dhe i vogli takuan Arqipeshkvin Desmond Tutu./Opinion.al/