Ndonëse jemi shumë muaj larg stinëve të pranverës dhe verës, stilistët duket se i kanë përcaktuar që tani ngjyrat që do të jenë më të preferuarat e atij sezoni.
Për sezonin pranverë/verë 2020 duket se do të mbizotërojnë ngjyrat e ndezura dhe mjaft të gjalla.
E kuqe e fortë, bluja klasike, jeshilja e oqeaneve etj janë vetëm disa prej tonaliteteve që priten të na shoqërojnë. Padyshim që veshjet do të duket plot jetë përmes këtyre ngjyrave mjaft të ndezura./Opinion.al/