Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur për mediat jashtë sallës së Kuvendit, deklaroi se mazhoranca vuri në jetë një skenar për të mos lejuar debatin në Kuvend.
“Taulant Balla ngatërroi grup dhe urdhëroi gjithë të vetët që të vijnë në sallë dhe të ndërpresin debatet. Duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec. Ta harrojnë! Ne do të reagojmë sa herë të shkelet rregullorja”, tha Bardhi.
“Sa herë vijnë institucionet e drejtësisë, secili deputet ka të drejtë të bëjë pyetje. Meraku i tyre nuk ishte ky. Duan të kalojnë pa debat raportimet e komisioneve të drejtësisë. Duan të vendosin standardin e pandodhur në 34 vitet e demokracisë. Ne do të reagojmë gjithmonë sa herë të shkelet Kushtetuta e të drejtat e deputetëve”, shtoi kreu i grupit parlamentar demokrat.