Një i ri, 26 vjeç humbi jeten mesditën e sotme në lagjen Shkozë të Tiranës. Ai po kërkonte për skrap kur u zu nga një masiv dheu, tha policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen.
Siç shohin në fotot e siguruara nga Opinion.al vendi ku ndodhi vdekja aksidentale është kantier ndërtimi, aty po ndërtohet unaza e madhe e Tiranës.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se të riun e ka zënë poshtë një masiv me skorje që përdorej për kaldajen e ish-uzinës dhe jo masiv dheu. 26 vjeçari, pjesëtar i komunitetit rom nuk dihet se çfarë kërkonte në një kantier ndërtimi, kur aty vazhdon puna për ndërtimin e rrugës. “Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave”, tha policia.
Njoftimi i plotë
Më datë 04.02.2018, rreth orës 15:45 në rrugën dytësore Tiranë -Vorë, në ambjentet e një biznesi privat ka ndodhur një konflikt çasti ndërmjet dy punonjësve të shërbimeve SH.P.S.F, shtetasve A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç, të cilët kanë përdorur mjet prerës thikë. Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Fotot nga vendi i ngjarjes