-Kulturë

Foto nga valixhet e arta të Mbretit Zog


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:42 - 14/03/21 |
Opi Nion

Studiuese Erald Kapri ka ndarë në “Facebook” një foto të valixheve të Mbretit Zog pas largimit nga Shqipëria në vitin 1939.

Kapri shkruan se fotoja është bërë më 1 korrik 1939, kohë në të cilën Zogu sapo ka mbërritur në Suedi. Sipas tij, mbreti Zog u largua nga Shqipëria me 200 valixhe, por disa prej tyre trajtoheshin ndryshe dhe ruheshin nën siguri maksimale prej nipave të tij.

Kapri thotë në postimin e tij, se bëhej fjalë për 7 valixhe që mbani një sasi ari, një koleksion bizhuterish të diamanta, medalje dhe objekte të tjera të arta.

Mbreti Zog shkoi dhe në Britani, por Porti i Liverpulit u bombardua dhe i vetmi që shpëtoi nga objektet e familjes ishte mercedezi i dhuruar nga Hitleri.

Në total u shkatërruan 140 valixhe të familjes Mbretërore Shqiptare, por për shkak të sigurimit të tyre, Zogu përfitoi një kompensim prej 51.500 sterlinash.

Postimi

Më një fund, një foto e valixheve të arta të Mbretit Zog

Kjo foto e arkivit suedez publikohet për herë të parë. I përket datës 1 korrik 1939, dhe Zogu sapo ka mbërritur në Suedi. Një kamion po ngarkon objektet me vlerë të monarkut shqiptar për t’u nisur direkt pas tij. Valixhet e tjera transportoheshin më vonë në hotel.

Ekzili i Mbretit Zog nëpër Europë në verën e vitit 1939 pritej me mjaft interes nga mediat perëndimore. Arsyeja kryesore ishin qindra valixhet që ai kishte marrë me vete në udhëtim, mes tyre disa më mjaft vlerë.

“Mbreti që lëviz me thesar me vete” ishin disa prej kryetitujve dhe në çdo përballje gazetarësh, Zogu nuk i shpëtoi asnjëherë pyetjes për pasurinë e tij.

Por përtej lajmeve e thashethemeve për të shitur ca kopje gazetash më shumë, Mbreti Zog nuk humbte nga sytë një grusht valixhesh që udhëtonin në kabinën ngjitur. Mes rreth 200 valixheve që ai dhe familja e tij kishte me vete, disa prej tyre trajtoheshin ndryshe, ruheshin prej nipave të tij dhe mbaheshin nën siguri maksimale.

Por çfarë ruani ato valixhe? Në fakt, bëhej fjalë për 7 valixhe që mbani një sasi ari, një koleksion bizhuterish të diamanta, medalje dhe objekte të tjera të arta.

Me largimin drejt Britanisë së Madhe, pjesa tjetër e valixheve shkuan në Portugali për t’u nisur më vonë drejt Londrës. Ato mbërritën në portin e Liverpulit por qendruan atje disa muaj pasi Zogu refuzonte të paguante taksë doganore. Porti i Liverpulit u bombardua dhe i vetmi që shpëtoi nga objektet e familjes ishte mercedezi i dhuruar nga Hitleri.

Në total u shkatërruan 140 valixhe të familjes Mbretërore Shqiptare por falë sigurimit të tyre, përfituan një kompensim prej 51.500 sterlinash. Nëse do të konvertohet sot kjo shumë, atëherë vlera e këtij kompensimi do të rreth 2.2 milionë sterlina.

Për më tepër, në librin Mbreti Zog;Pas dyerve të mbyllura gjendet hulumtimi i pasurisë së plotë të Mbretit Zog.

Pas