Një ndeshje nën masa sigurie si rrallë ndonjëherë në Shqipëri. E tillë do të jetë përballja e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit në “Elbasan Arena”. Ndoshta as në ndeshjen Shqipëri-Serbi nuk u pa një mobilizim i tillë i forcave të rendit.
4 orë para ndeshjes, Policia e Shtetit ka zbarkuar para stadiumit “Elbasan Arena” duke filluar përgatitjet për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së zhvillimit të takimit. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit u mundua ditën e djeshme të krijonte përshtypjen e një situate krejt normale, fotot e numrit të forcave policore e tregojnë më së miri që kemi të bëjmë me një rast të paprecedent.