Një grup të rinjsh nga Australia, të cilët prej kohësh janë fokusuar për të provuar se fantazmat ekzistojnë, pretendojnë se kjo foto është prova e pakundërshtueshme.
Ata ndodheshin në varrezat e një kishe 175 – vjeçare kur dëgjuan një zhurmë të çuditshme. Pasi shkrepën disa foto, të rinjtë vunë re diçka jo normale në njërën prej tyre, që besojnë se është një vizitor nga jeta e përtejme.
Kisha në fjalë ndodhet në perëndim të Sidneit dhe u ndërtua në vitin 1841. Ajo u shkatërrua nga zjarri në 1989 –ën dhe prej shumë kohësh besohet se është e pushtuar nga shpirtrat./klan