Kronikë

FOTO/ Në makinë me gruan dhe të atin, si u qëllua ndaj shefit të policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 11/10/20 |
Al Do

Mentor Hasanaj, shef i policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, ishte duke udhëtuar mesditën e sotme me automjetin e tij të shërbimit, kur nga një motor u qëllua me armë zjarri.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se automjeti është qëlluar nga krahu i shoferit dhe më pas ka qëlluar në pjesën e përparme ku shquhet një plumb në anën e pasagjerit.

Së bashku me Hasanajn, në makinë ndodheshin edhe babai i tij, Xhelal Hasanaj dhe bashkëshortja Vjollca. Kjo e fundit i ka shpëtuar për mrekulli breshërisë së plumbave por i pafat ka rezultuar 70-vjeçari Xhelal Hasanaj.

Ai së bashku me të birin janë dërguar menjëherë në spital pasi kanë mbetur të plagosur.

Gjendja e tyre mbete ende e paqartë ndërkohë që forca të shumte policie dhe FNSH kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në kërkim të autorit.

Ngjarja ka dimension të rëndë për rendin pasi është goditur mbi automjetin shtetëror të policisë por fatmirësisht autori nuk arriti objektivin e tij duke shmangur kështu një tragjedi familjare. /Opinion.al

Pas