Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto në brendësi/ Vjedhja e bankës në Bllok, ja si e hapën murin grabitësit

2016/08/10 at 10:45 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto në brendësi/ Vjedhja e bankës në Bllok, ja si e hapën murin grabitësit

Kjo që shihni në foto është vrima nga u vodh një bankë në zonën e ish­-Bllokut në Tiranë. Skandal.al ka mundur të sigurojë një foto të ambjentit nga u grabit banka. Paratë, siç shihet edhe nga foto, ndodheshin në një dhomë me mure të zakonshme dhe vetëm një derë të blinduar. Skenari i autorëve të vjedhjes së 200 milionë lekëve në filialin e bankës tek ish­Blloku, duket se ka qenë i mirëmenduar në detaje. Pasi kanë depërtuar në bodrumin e boshatisur prej 3 vitesh, autorët kanë hapur dy të çara në mur me dalje në dhomën kasafortë, ku ndodhet banka.


Hyrja e parë, siç është bërë me dije edhe më parë në bodrumin ngjitur me bankën, është kryer nga dritarja që ndodhet në pjesën e pasme të pallatit në drejtimin nga ish­pallatet “Agimi”. Pasi kanë hyrë në bodrum për herë të parë, autorët kanë thyer bravën e derës së jashtme të këtij ambienti. Hyrja kryesore në bodrum dhe dera e hekurt e saj, nga ku kanë lëvizur më pas autorët krejt lirisht, ndodhen në krahun e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish­-Bllokut.

 

THYERJA E BRAVËS

Brava e vjetër e derës është gjetur në tokë e thyer dhe e shkatërruar, ndërsa autorët kanë vendosur një bravë të re. Ky veprim mendohet se është kryer të premten në mbrëmje, më 5 gusht.

Të gjitha lëvizjet tjera autorët i kanë kryer nga shkallët dhe porta e përparme e bodrumit, duke mos ngjallur dyshime tek askush, pasi kishin çelësat e bravës që kishin vendosur vetë. Kështu, ata kanë nisur hapjen e vrimave në murin e bodrumit, që ndahej vetëm nga dy shtresa “tek tullë” me dhomën kasafortë ku mbaheshin paratë e bankës. “Muri ishte i amortizuar dhe tek tullë, shumë i lehtë për t’u hapur nga keqbërësit”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, edhe ky fakt është një element rëndues për drejtorin e filialit të bankës që është arrestuar, pasi që në momentin kur ka marrë detyrën duhej që të kontrollonte gjithë elementët e sigurisë jo vetëm për dhomën kasafortë, por për të gjithë filialin. Por, për të realizuar këtë veprim, autorëve të krimit u janë dashur mjete si kriko, tuba metali, bombola gazi e oksigjeni, dalta, çekiç etj., të gjitha të gjetura në vendin e ngjarjes. Këto materiale janë futur aty nga ana e përparme e bodrumit, duke përdorur çelësat e bravës së vendosur nga autorët në derë, pas thyerjes së bravës së parë të saj.

 

vrima

PROVAT

Prokuroria bëri me dije dje se në vendin ku kanë vepruar autorët, brenda bodrumit janë gjetur dy vrima të hapura në mur. Të dyja vrimat nxirrnin në dhomën kasafortë të filialit të bankës, por, siç del nga kamerat e brendshme të bankës, vetëm njëra është përdorur nga autorët për marrjen e parave. Në vendin ku janë bërë gërmime në mur janë gjetur shishe plastike uji, ku ka gjurmë gishtash dhe bishta cigaresh, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit dhe janë dërguar për ekspertim në Laboratorin e Kriminalistikës.

Lënia e materialeve të tilla brenda në bodrum, sipas hetuesve tregon mungesë vë­ mendjeje nga ana e autorëve të krimit, të cilët kanë qenë në perfeksion me gjithë veprimet e tjera që kanë kryer. Ata kanë arritur të shmangin zhurmat e tepërta që do tërhiqnin vë­ mendjen, si dhe nuk kanë rënë në sy të banorëve të zonës dhe as të rojës së parkingut të bankës, nga ku kanë hyrë për herë të parë në bodrumin ngjitur me dhomën kasafortë. / Panorama



Ju sugjerojmë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin
Kronikë

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

10 Qershor, 2026 11:47 am
Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin
Bota

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin

10 Qershor, 2026 11:41 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

10 Qershor, 2026 11:12 am
Para
Shoqatat për të drejtat e homoseksualëve kërkojnë dënimin e Mesila Dodës 

Shoqatat për të drejtat e homoseksualëve kërkojnë dënimin e Mesila Dodës 

Zbulohet krijesa misterioze brenda minierës 

Zbulohet krijesa misterioze brenda minierës 

Video/Dua Lipa në Tiranë, ja çfarë ndodh në koncertin e saj 

Video/Dua Lipa në Tiranë, ja çfarë ndodh në koncertin e saj 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
10 Qershor, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se ka kërkuar te Partitë Popullore Europiane mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri. Po...

Lexo më shumë

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
10 Qershor, 2026

Planet e Bashkimit Europian për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në qendra deportimi jashtë territorit të Unionit duket se po...

Lexo më shumë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
10 Qershor, 2026

Enea Zyferi ka mohuar që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Eglant Koçit. Në media është zbardhur dëshmia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}