Altuna Sejdiu katër ditë më parë është bërë nënë e një djali që e quajtën Tian Patris.
Ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur, këngëtarja ka vendosur që të ndajë me fansat e saj foto të të voglit të saj, duke i treguar edhe fytyrën.
Në një postim të fundit, ajo shkruan se zemra e saj është e mbushur dhe se kur mori djalin e saj në krahë kuptoi se nuk kishte dashur kurrë dikë më shumë dhe se as nuk do të dojë. Ajo gjithashtu falënderon të gjithë ata që e kanë uruar për lindjen e vogëlushit.