Sërish foton e ditës ja ka kushtuar vogëlushit Zaho. Me sa duket pushimet e verës i kanë dhënë mundësinë Kryeministrit Rama të kalojë më shumë kohë me djalin e tij të vogël. Pak ditë më parë Rama postoi një foto ku shiheshin bashkë me Zahon duke u larë në det , ndërsa sot shihen përpara një tavoline me bojëra, ku me sa duket i ati po i prezanton të voglit profesionin e tij të parë.
Nuk dimë nëse Zaho do të trashëgojë ndonjë nga pasionet e të atit për sportin, pikturën e politikën, apo do të bëjë zgjedhje të tjera në jetë, megjithatë Rama kujdeset që ai t’i mësojë të gjitha.
Nga sa shihet në foto, përballë tyre qëndron një panoramë deti, që me sa duket është pamja e dhomës në ndonjë nga vilat qeveritare ku Kryeministri po pushon.