Sociale

FOTO/ Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare gazetarja shkodrane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 10/04/21 |
Opi Nion

Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi, nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin, duke u ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri, me një karrierë të pasur disa vjeçare, ku ka punuar në mediat lokale por dhe kombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti i cili dha njoftimin në Facebook duke shkruar: Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare .Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend .Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije.E veshtire per kedo ti thot lamtumire Anila Dushit./Opinion.al

Pas