Pas një dëmtimi që pësoi mbrojtësi i Skënderbeut Kristi Vangjeli, është ndërprerë ndeshja Partizani-Skënderbeu në Elbasan.
Është ndërprerë ndeshja pasi policia ka ndërhyrë që të qetësojë tifozët e Partizanit, por një konfrontim mes tifozëve dhe policisë ka vijuar.
Nga goditjet me sende të forta mes tifozëve m ësohet se një prej tifozeve femra është lënduar, ndërsa për disa minuta ka humbur ndjenjat.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor të të dy ekipeve që bëri të mundur shmangien e pasojave të rënda për jetën e vajzës së re.
Ajo është përmendur disa minuta më pas, ndërsa është transportuar me autoambulancë në drejtim të Spitalit të Elbasanit. Ndeshja ka rinisur pas vënies së qetësisë në stadium.
Minutat e mbetura të takimit nuk sollën ndryshim në rezultat.