Emina Cunmulja është modelja shqiptare që prej kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara,ku jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël. Ashtu si shumica, edhe ajo mbrëmjen e djeshme ka ndjekur në televizor debatin e dy kandidatëve për president në SHBA. Por ndryshe nga çfarë mund të mendoni ajo nuk është një mbështetëse e Hillary-it, e as e Trump-it.
“Më kanë lodhur këtë atë dy. Deri këtu kemi përfunduar, që të kemi për kandidat për president këta të dy. Nuk kemi një opsion tjetër?”- thotë modelja në një video që ka publikuar në Instagram, duke treguar se as njëri prej tyre nuk i mbush mendjen për ta votuar.