Që prej ardhjes në jetë të vajzës së saj, shqiptarja Emina Cunmulaj është tërhequr pak nga modelingu, por jo nga jeta publike.
Cunmulaj, prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, bashkë me bashkëshortin e saj. Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë pjesë e një numri të kufizuar njerëzish që ishin ftuar në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik.
Ajo ka postuar në profilin e saj në Facebook disa fotografi nga mbrëmja e kaluar, në të cilat duket e kuruar në detaj. Emina ka pozuar në krah të personaliteteve të njohur në fushën e diplomacisë./ opinion.al