Aktualitet

FOTO/”Misioni im”,Basha boton një libër në prag të zgjedhjeve parlamentare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 22/03/21 |
Opi Nion

Teksa na ndajnë pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur t’iu drejtohet shqiptarëve me një libër. Libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”. Si duket, nëpërmjet këtij libri, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër.

Gjithashtu, në këtë libër, Basha sjell qasjen e tij personale mbi jetën politike në vënd dhe zhvillimin e opozitarizmit nën drejtimin e tij.

Në kopertinën e këtij libri Basha e cilëson “Misioni im” si një letër të hapur drejtuar shqiptarëve, 1 muaj përpara zgjedhjeve.

Kujtojmë se botimi i një libri nga një kandidat për Kryeministër në vend nuk është e para herë në vendin tonë. Në vitin 2011 Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës botoi librin me titull ‘Kurban’./Opinion.al

Pas