E gjithë vëmendja e mediave duket se është përqendruar tek turi në Afrikë i Dukeshës Meghan Markle dhe Princ Harryt.
Gjatë vizitës në qytetin Tonga, Markle u shfaq e veshur me një fustan blu, të cilin e kishte veshur edhe më parë. Me të njëjtin fustan Markle është fotografuar në tetor të vitit 2018.
Ndjekësit e kanë komentuar pozitivisht dukeshën, pasi ajo është shfaqur në formë dhe tejet elegante në këtë dalje të saj, ndërkohë që ka vetëm pak muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj, Archien./Opinion.al/