Mediet amerikane dhe ato evropiane kanë shkruar në faqet e tyre të para për fitoren e Trump me titullin “Trump Triumfon”. Miliarderi amerikan ka mundur me diferencë rivalen e tij Hillary Klinton, duke fituar edhe në bastione të demokratëve.
Republikani siguroi fitoren me shtetin e Pensilvanisë, ku në votat e fundit ktheu rezultatin në favor të tij, i cili që ne fillim udhëhiqej nga Klinton.
Ai deri tani ka 289 vota elektorale, duke siguruar kështu më tepër se pragu minimal prej 270 votash.