Modelja Françeska Jaçe tërhoqi vëmendjen e mediave rozë me pushimet luksoze. Javën e kaluar ajo ndodhej në Dubai në shoqërinë e këngëtares Zaimina Vasjari dhe disa mikeve të tjera, ndërkohë që tani është rikthyer në Tiranë.
Për shumë mund të përbëj habi fakti se Françi, gjatë këtyre viteve ishte duke ndjekur studimet në një universitet privat në kryeqytet. Por në profilin e saj në Instagram, përveç fotove në poza seksi e provokuese nuk kemi parë asnjëherë foto nga momentet që ajo kalon në shkollë.
Megjithatë, e rëndësishme është që sot modelja ka në dorë diplomën e shkollës së lartë, edhe pse nuk tregon se për çfarë ka mbaruar studimet.
Ceremonia e diplomimit në universitetin në fjalë është zhvilluar më 15 tetor, kohë kur Jaçe ishe në Dubai duke shijuar pushimet. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja pse ajo e ka marrë me vonesë certifikatën e diplomimit.