Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të performojë më 17 shkurt në Prishtinë me rastin e 10 vjetorin të Pavarësisë së Kosovës. Ylli i muzikës pop do të japë për herë të parë koncert në vendin e lindjes.
Lajmi është konfirmuar fillimisht nga zv/kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ku shkuajti se këngëtarja do të performonte mbrëmjen e Pavarësisë dhe për këtë nuk ka pranuar të paguhet.
Ndërsa një mesazh ka ardhur nga vetë Rita Ora me anë të një postimi në Instagram. Ajo publikoi në foto të bluzes që do të mbajë veshur gjatë koncertit që e ka dizenjuar pirkërisht për këtë rast. Bluzja mban shkrimin ‘Kosova’ dhe padyshim që shumë adhurues të tjerë do ta mbajnë veshur logon që ka përgjedhur Rita.
“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluze të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita!”