U bë e famshme për shkak të romancës me Ledri Vulën, megjithatë, në Shqipëri Adela Sollakun e njohin edhe si vajza e ish-Prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Vajza nga Tirana ka mbushur 27 vjeç, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka realizuar një festë për miqtë e saj më të afërt.


Pamjet nga festa na vijnë falë Lori Hoxhës, e cila është një nga mikeshat më të ngushta të juristes, e cila prej vitesh tashmë punon në Parlamentin Shqiptar. Në fotot në fjalë shfaqet edhe një tjetër trashëgimtare e Top Channel, Sara Hoxha, e cila së fundi është bërë nënë.

Nuk është e qartë nëse pjesë e festës ka qenë edhe Ledri, i cili ka kaluar një situatë jo shumë të këndshme me Adelën gjatë muajve të fundit. Pas lajmit të ndarjes, që Ledri e pranoi publikisht, çifti u shfaq sërish bashkë, gjë që linte të kuptohej se kishin vendosur t’i jepnin vetes edhe një shans.

Se sa ka funksionuar mbetet të shihet, megjithatë në fotot e ditëlindjes Adela duket shumë e lumtur teksa fik qirinjtë./revistaclass