Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur fjalimin e tij të parë pas çeljes zyrtare së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
Menjëherë pas mbylljes Basha në podium është surprizuar pasi në skenë i janë bashkuar bashkëshortja me dy vajzat e tij. Nën ritmet e këngës së fushatës,me mbylljen e fjalimit të kryedemokratit kanë shpërthyer edhe zbukurimet në skenë.
Mbyllaj e fjalimit të Lulzim Bashës ka shënuar edhe mbylljen e fushatës së parë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit./Opinion.al