Duket statistikë e pabesueshme, por është e vërtetë. Alessio Romagnoli ka shkaktuar faullin e parë këtë sezon në derbi ndaj Juventusit.
Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli, ka shkaktuar faullin e parë në Serie A. Edhe përkundër se ka një rol shumë delikat, ku shumë mbrojtës shkaktojnë më shumë se një faull gjatë një ndeshjeje, Alessio Romagnoli nuk e kishte bërë këtë për shtatë ndeshje në Serie A, përcjell Gazeta Express.
Ai faullin e parë e shkaktoi në Serie A, pas 656 minutave kundër Juventusit, pas një ndërhyrjeje në mbrojtësin Leonardo Bonucci, ndeshje të cilën e fitoi Milani 1:0.