Policia ka arrestuar një 26-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një tjetër pasi dyshohet se kanë përfituar 6 mijë Euro nga një biznesmen duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.
Konkretisht është arrestuar Ervis Belollari, 26 vjeç dhe u shpall në kërkim 32-vjeçari Arsen Matollari, të cilët akuzohen se kanë mashtruar një biznesmen të bimëve medicinale në Lushnjë. I arrestuari Ervis Belollari ka marrë pjesë si figurant në serialin e njohur turk, “Osmani”.
Vijon puna për kapjen e 32-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.