Kryesore

Foto-Masakra e Reçakut/ Thaçi i përgjigjet Vuçiçit, Meta kërkon drejtësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 15/01/20 |
Opi Nion

Njëzetenjë vjet më parë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, rreth 25 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe vranë 45 banorë të fshatit. Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe më pas ata u gjetën të ekzekutuar në një luginë mbi fshat.

 

Në përkujtim të masakrës, Presidenti Ilir Meta është në Kosovë, ku së bashku me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi, zhvilluan homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Në fjalën e tij, Thaçi i përcolli një mesazh të qartë Serbisë dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke thënë se nuk ka njeri në botë që mund të mohojë këtë masakër.

“Masakra e Recakut, një prej masakrave më të rënda të Serbisë. Masakra e Recakut është krim kundër njerëzimit, që ka kryer drejtpërdrejt shteti i Serbisë, që është gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës. Kjo masakër tregoi që Serbia po kryente spastrim etnik në Kosovë. Edhe kjo masakër, si gjithë të tjerët, do jenë ato që ne do kërkojmë vazhdimisht që të zbardhen. Drejtësia ndërkombëtare ka heshtur për këto masakra. Rrugëtimi jonë është ai euroatlantik, do punojmë fuqishëm për të ardhmen evropiane, por duke kërkuar drejtësinë që shteti i Serbisë duhet të japë llogari herët ose vonë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë. Edhe tendenca e fshehjes, apo mohimit, është sjellje e mentalitetit të Milloshevicit, por kjo sjellje e Serbisë ka ardhur edhe për shkak të heshtjes ndërkombëtare. Ishte shtytje dhe guxim i autoriteteve të Serbisë për të mohuar masakrën, por nuk ka njeri në botë që e mohon.”, deklaroi Thaçi.

Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë tha: “Çdo përpjekje për të mohuar këtë masakër, por edhe çdo masakër tjetër në këtë rajon është një rrezik për riciklimin e dhunës”.

Meta shtoi gjithashtu se drejtësia duhet të shkojë në vend dhe se të ata që e organizuan dhe e realizuan këtë masakër duhet ë marrin dënimin e  merituar.

“Jo vetëm përkujtim dhe nderim i pakufishëm, por edhe kërkesë që drejtësia të shkojë deri në fund me ndëshkimin e orkestruesve dhe realizuesve tç Masakrës se Recakut”-tha Meta.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare shqiptare./ Opinion.al

Pas