Këngëtarja Rona Nishliu i ka dhënë fund beqarisë. Edhe pse është treguar shumë diskrete sa i përket jetës së saj private, është miku i saj grimeri, Arbër Bytyqin ai i cili e ka bërë të ditur këtë lajm teksa ka publikuar fotografi nga dita me e rëndësishme e Ronës.
“Zëri ynë i bukur është bërë nuse”, ka shkruar Arbëri duke mos dhënë më shumë detaje. E rregulluar me stil dhe shije Rona duket tejet bukur.