InstaBIZ

Foto/ Marilyn Monroe ka qenë shtatzënë?


               Publikuar në : 15:41 - 11/06/19 |
xhu lia

Ikona e bukurisë Marilyn Monroe aludohet se ka qenë shtatzënë dhe diçka e tillë sipas mediave të huaja shihet në disa foto të rralla të saj.

Në foto shfaqet Marilyn në vitin 1960 me barkun e rrumbullakosur. Ajo është fotografuar nga mikesha e saj e ngushtë , Frieda Hull që ka treguar përpara se të ndërronte  jetë, se aktorja i kishte thënë që ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e aktorit Yves Montand.

Në atë kohë Marilyn ka qenë e martuar me Arthur Miller si dhe punonte me Montand për filmin “Let’s Make Love”.

Ajo nuk e lindi kurrë fëmijën dhe Frieda ka treguar se e humbi atë,  megjithatë nuk dihet nëse ishte dështim apo abortoi.

Asokohe fotot ju shitën fqinjit të saj me vlerën 2240 dollarë, ndërsa  në ditët e sotme ato arrijnë vlerën e 95 mijë dollarëve./Opinion.al/

 

g2 g1
<
>

Pas