Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, në drejtim të “Kafes së Xhafës”, në autostradën Elbasan – Tiranë.
Paraprakisht mësohet se mjeti, një Lancia me targë Aa 343 HC, drejtohej nga B. Vrapi.
Automjeti ka marrë flakë ndërkohë që ishte në ecje, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e përfshirjes së tij nga zjarri.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e zjarrëfikëses dhe ambulanca.