InstaBIZ

Foto/ Ledioni dhe Sara nisin shfaqjet në aktivitete serioze



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:59 - 30/04/16 |
root

Nëse deri më tani i kemi parë të shfaqen në ngjarje që i takojnë botës së spektaklit, çifti Ledion Liço dhe Sara Hoxha kanë bërë një tjetër lëvizje sot, e cila është kthyer në lajm.
Ditën e sotme ato janë fotografuar së bashku, teksa futeshin në Panairin e Punës në Pallatin e Kongreseve. Një aktivitet ky që duket larg natyrës së punës që Ledioni bën, apo edhe që Sara shfaqet. Apo ndoshta kjo është një lëvizje e çiftit për t’u paraqitur ndryshe në sytë e njerëzve?!  Gjithsesi, ajo që nuk neglizhohet edhe në këtë rast është paraqitja e tyre gjithmonë e kuruar dhe vëmendja e garantuar. Në këtë dalje çifti shoqërohej edhe nga miku i tyre, moderatori dhe gazetari Eno Popi.
Në fillim të këtij viti Ledioni dhe Sara kanë shpallur edhe fejesën. Ka qenë vetë Sara, ajo që e ka bërë të ditur lajmin me në të një fotoje, ku tregonte unazën e vendosur në gishtin e fejesës, duke shkruar “Po”.
Ledioni dhe Sara janë një nga çiftet simpatike më të përfolur kohët e fundit në media, për vetë faktin që Sara është trashëgimtare në ekranin, ku Ledioni punon./revistabordo

2134

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas