Në disa kazanë plehrash në Tiranë janë shkruar emrat e deputetëve të PS, nis nga kryetari i tyre, Edi Rama. Pas thirrjes së Ben Blushit në foltoren e parlamentit ku shprehej: “Nëse miratohet ligji i importit të mbetjeve shkruani emrat e deputetëve që do ta votojnë”. Shumë të rinj kanë vënë në jetë thirrjen e Blushit. Reagimet kundër këtij ligji kanë qenë në shumta. Dje gjatë gjithë ditës është protestuar përpara parlamentit. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale, qytetarët shprehen indinjatën e tyre. /Opinion.al