GJIROKASTER- Shtëpia ku lindi shkrimtari Ismail Kadare dhe ku jetoi 17 vitet e para të jetës është restauruar plotësisht pas djegies që pësoi disa vite më parë. Bashkia e Gjirokastrës ka postuar fotot nga ambientet e kësaj shtëpie muze që zyrtarisht i hap dyert për vizitorët ditën e shtunë.
Sakaq nxënësit e shkollave kanë shkuar që sot për parë shtëpinë e shkrimtarit të madh.
Kadare, siç thotë botuesi i tij, Bujar Hudhri, ka qenë mjaft i mërzitur për faktin se ky rikonstruksion u bë me shumë vonesë.