Ditën e sotme një foto është duke qarkulluar në mediat on line ku shihet nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama, e ulur në tavolinë me deputetin PDIU-së Aqif Rakipi dhe Presidentin e Partizanit Gazmend Demi.
Kjo foto duket se ka ngjallur debat pasi vetëm një ditë më parë deputeti Aqif Rakipi u akuzua nga Partia Demokratike për të shkuar kriminale. PD dje i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë për të kaluarën e tij kriminale.
Vetë Rakipi mohoi akuzat dhe tha se PD nuk ka asnjë fakt. Nuk dihet se kur është bërë fotoja e nënës së kryeministrit me dy emra të njohur nga publiku. /Opinion.al