Vazhdon shërbimi i gazit jashtë çdo standardi të lejuar në Tiranë. Kjo foto është një tjetër dëshmi se si tregtohet gazi në shtëpitë tona. Edhe pse gjatë muajit të kaluar patëm dy raste me pasoja të rënda, ku shkak u bë mos respektimi i rregullave të tregtimit të gazit, sërish ka një guxim të tepruar, ditën për diell, në hundën e inspektorëve, për ta shkelur ligjin.