Kjo është një tjetër gjetje e të rinjve të PD-së. Dje bënë instalacion me ministrat dhe Ramën “Ali Baba me 40 hajdutë”, ndërsa sot kanë tymosur me miell Kryeministrinë.
Siç shihet edhe në këto foto, për disa minuta Kryeministria ka qenë e zbardhur nga mielli, që simbolizon drogën.
Jo pak herë qeveria Rama është e akuzuar për lidhje me trafikantët e drogës.
Protesta në çadër vazhdon prej 12 ditësh, Basha thotë se nuk terhiqemi pa zgjedhje teknike.