Shtatzënia nuk e ka penguar ish-deputeten e LSI-së, Klajda Gjosha që të jetë e pranishme sot ne protestën e opozitës.
Gjosha, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, e pyetur nga gazetaret se si ka mundësi që del ne protestë shtatzënë, u shpreh se “Nuk trembem nga asgjë dhe askush! Njësoj si unë, janë dhjetëra nëna të tjera shtatzënë dhe me fëmijë për dore. Ne fund të fundit kjo është kauzë për fëmijët tani dhe jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund”.
Në këtë protestë u vu re mungesa e Monika Kryemadhit, që sipas LSI-së ndodhet në një vizitë jashtë vendit por pa e treguar se ku./ Opinion.al