PRISHTINE- Ky është holli i Parlamentit të Kosovës. Pas ndërprjes së seancës plenare me gaz lotsjellës dhe arrestimit të deputetit të VV Fisnik Ismaili, mazhoranca qeverisë po tenton të mbledhë deputetët e saj në një sallë alternative në katin e 5 të godinës. Sakaq me dhjetëra forca policie pengojnë opozitën të ngjisë shkallët dhe të shkojë në këtë sallë ku po tentohet në mbahet seanca nga partitë në pushtet. Eshtë një kaos i vërtetë sot në Parlamentin e Kosovës, siç dëshmojnë edhe fotot dhe videot që ne i botojmë përmes mediave vendase që ndjekin hap pas hapi situatën.